Friday, May 10, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËLulzim Basha përjashton Gazmend Bardhin nga PD-ja e tij

Lulzim Basha përjashton Gazmend Bardhin nga PD-ja e tij

PD-ja e vulës vijon përjashtimet. Këtë herë, kryesia e forcës që drejtohet nga Lulzim Basha njoftoi se ka përjashtuar nga partia Gazment Bardhin. Sipas asaj që raportojnë mediat, bardhi akuzohet se nuk njeh vendimet e partisë dhe se po bashkëpunon me persona Non Grata.

“Vendimi i Kryesisë së PD erdhi pas shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ish-sekretari i Përgjithshëm ndaj vendimeve të organeve kolegjale të PD, shumë prej të cilave janë votuar dhe janë nënshkruar prej tij si dhe për veprime në kundërshtim me interesat politike dhe elektorale të PD, për mosnjohjen e institucioneve të dala nga vota e demokratëve.

Po ashtu dhe për ndjekjen e një agjende personale, përmes të cilës kërkon të zhvendosë PD nga orientimi i përcaktuar nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar, në raport me aleatët strategjikë dhe bashkëpunimin me individët e sanksionuar si non grata, që kanë ndërmarrë një aksion dy vjeçar kundër Partisë Demokratike”, – thuhet në argumentet e parashtruara nga Kryesia e PD-së së vulës. 

I pyetur për këtë vendim, Bardhi tha se nuk e njeh këtë strukturë dhe se sipas tij, ata janë një grup individësh që sillen si kryesi e PD-së dhe nuk kanë asnjë lidhje me këtë parti.

“Nuk i njoh si strukturë dhe këta tani thonë, ti je i joni dhe po të përjashtojmë. Ata janë disa individë privatë që sillen si kryesi e PD-së dhe nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe çdo vendim i tyre nuk zhbën dot faktin e asaj që thashë të enjten në Kuvend.

Ky vendim i shpallur sot nuk ka të bëjë me sjelljen time politike, por me faktin se pas 4 muaj heshtje dhe durimi, ndaj një strategjie balte ndaj meje, në momentin që më panë në sy dhe tha ti je përfaqësues i aleancës së kullave i tregova në fakt se kush kishte përfituar nga kullat, ndërkohë që ne të tjerët bënim betejë kundër Ramës, Basha kishte futur të paktën 2 kate, i kishte futur në xhep, por që flitet se ka dhe të tjera.

Nëse i mban në xhep këto 2 kate dhe nuk i duken, nëpërmjet që këtij vendimi që mendon se ka marrë sot, ja kam bërë hallall dhe nuk kam asnjë shqetësim. Unë jam në PD, do të jem në PD dhe do gjykoj se Partia Demokratike nuk është një strukturë private që drejtohet nga një familje apo një grup miqsh, por është një strukturë ku anëtarët kanë zërin e tyre” – u shpreh Bardhi në një intervistë në Syri TV. /

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME