Monday, October 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTASpiunët e dyfishtë/ Si arriti Hamasi të mashtrojë Mosadin izraelit

Spiunët e dyfishtë/ Si arriti Hamasi të mashtrojë Mosadin izraelit

Personat që punojnë për dy patronë dhe të dobishëm për të mashtruar, përkufizohen në zhargonin e spiunazhit me nofkën “havjar”. Hamasi, organizata militante e palestinezëve duket e se i ka bërë këta një nga armët e tij më të mira. Madje, mediat ndërkombëtare thonë se nëpërmjet tyre Hamasi arriti të mashtrojë armikun dhe të fshehë qëllimet e tij të vërteta. Corriere della Sera shkruan në një analizë të saj se ka të ngjarë që në planin taktik, këto figura të paqarta të kenë marrë pjesë në një plan të studiuar mirë.

Burimet palestineze zbuluan për agjencinë Reuters se ishin brigadat “Ezzedine al Qassam” që arritën të mashtrojnë armikun. Edhe nëse ka rrjedhur diçka, Egjipti, i cili ka gjithmonë “sytë e tij” në Gaza, e kishte paralajmëruar Jerusalemin për “diçka të madhe” që do të vinte, por ishte befasuar nga mungesa e vëmendjes nga qeveria Netanyahu. Sipas të njëjtave burime, një hetim i madh është duke u zhvilluar për të kuptuar nëse ishte aftësia e Hamasit apo një hap i gabuar i Mossad, Shin Bet dhe Aman, inteligjencës ushtarake e Jeruzalemit.

Lëvizja e parë që bëri Hamasi ishte të transmetonte një mesazh qetësie: “Ne nuk jemi të interesuar për një konflikt të ri. Ne jemi të përkushtuar ndaj menaxhimit të Gazës. Ne jemi duke negociuar për të rritur numrin e punëtorëve palestinezë që punojnë në shtetin hebre”. Kjo parullë u tha dhe i ri-tha në nivele të shumta, si në Rripin e Gazës ashtu edhe jashtë tij.

Megjithatë, mësohet se Hamasi pati kontakte në prill me “Pasdaran”-in, gardën iraniane në Liban. Këto u interpretuan si përgatitje për veprime të vogla, sulme që Izraeli është mësuar t’i përmbajë dhe tolerojë. Wall Street Journal zbulon se plani ishte thurur që atëherë për një ofensivë masive. Qeveria e Izraelit, megjithatë, duket e kujdesshme në nivel zyrtar që të akuzojë për një përfshirje të drejtpërdrejtë të ajatollahëve. Në mes duket se është pozicioni i SHBA-së: iranianët janë bashkëpunëtorë, por nuk ka asnjë provë për pjesëmarrje të tyre në këtë operacion. Gjithsesi Izraeli konsideron se ka kohë për akuza konkrete. Tashmë vëmendjen e ka situata në terren.

Ajo që dihet është se brigadat Hamasit kryen ushtrime në terren pasi ka prova të dokumentuara nga video të publikuara në internet. Ata përdorën varka për të dalë në plazhe, militantë me aeroplanë dhe manovra zjarri. Gjithçka ishte e qartë. Është e pamundur që Shin Bet nuk e ka vënë re këtë. Ndoshta zyra e analizës do të ketë menduar për aktivitete rutinë dhe propagandistike. Çfarë thanë burimet e tyre në terren? E konfirmuan? Ka mundësi.

Menjëherë pas krijimit të tij, Hamasi formoi Al Majd, celulën fillestare të kundër-spiunazhit të tij. Lideri aktual Yahya Sinwar ishte pjesë e saj në vitet 1980. Në vitin 2007 mori një emër dhe formë tjetër. Celula nisi të ndiqte tradhtarët, studioi kundërshtarin e saj dhe u pajis me mjete teknologjike me ndihmën e iranianëve. Në këtë moment agjentët e dyfishtë u përdorën për të kaluar të dhëna të sakta, por edhe dezinformata.

Mashtrimi është të sakrifikosh diçka ose dikë për të mos ngjallur dyshime te izraelitët. Në një rast, shërbimi sekret i Hamasit përdori celularin e një informatori për të dëgjuar dialogët me 007-at izraelitë. Në një tjetër rast përdori një peng për të mësuar detaje mbi “shtëpitë e sigurta”, modus operandi dhe lidhjet e Shin Bet. Pati edhe një episod ku një spiun i Hamasit vrau kontaktin e tij të inteligjencës, një gjest për të shlyer fajin e tij.

Një lojë e pafund spiunësh. Me humbje, kthesa, infiltrime. Në shtator u zbulua si arrestua një operativ i Brigadave të Hamasit në Liban, por më parë aktiv në Turqi. Ai ishte anëtar i departamentit teknik, por spiunoi shokët e tij në Gaza dhe jashtë saj, duke i dhënë Mossad-it detaje të përdorura për të eliminuar ekspertin e eksplozivëve Hamza Shahin në Rripin e Gazës në vitin 2021. ©Corriere,

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME