Mediat greke kanë publikuar pamjet nga përleshja e ashpër në burg grek në fund të muajit qershor, ku mbeti i vrarë Alfons Doçi dhe u plagos një tjetër.
Në videon e publikuar nga Protothema.gr shihet momenti kur Doçit i afrohen disa të burgosur të tjerë shqiptarë dhe nisin ta sulmojnë me thikë
35-vjeçari shqiptar ishte i dënuar për dy vrasje gjatë grabitjejeve.
Doçi në vitin 2017 raportohet se ka vrarë një biznesmen në Atikën Perëndimore gjatë një grabitjeje dhe më pas një grua të moshuar, gjithashtu gjatë një grabitjeje.