Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET"Sinjali" arreston 61 vjeçarin në Levan, i gjenden 3 armë zjarri dhe...

“Sinjali” arreston 61 vjeçarin në Levan, i gjenden 3 armë zjarri dhe municion luftarak (vidio)

Fier – Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinjali”. Sekuestrohen 3 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak.

Operacioni, rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që kishte fshehur disa armë.

Arrestohet 61-vjeçari që i kishte futur armët në një çantë, të cilën e kishte fshehur në oborrin e banesës së tij.

Në vijim të punës së pandërprerë në terren, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë siguruar informacion për një shtetas që fshihte armë zjarri dhe armë gjahu, në banesën e tij, në lagjen “1 Maji”, Levan. Në bazë të këtyre informacioneve, u finalizua operacioni policor i koduar “Sinjali”, në kuadër të të cilit u ushtruan kontrolle në banesën në pronësi të shtetasit V. M., dhe në territorin përreth saj.

Nga kontrollet, në një çantë të fshehur në oborrin e kësaj banese, shërbimet e Policisë gjetën 3 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak, të cilat posedoheshin pa leje. Armët dhe municioni luftarak u dërguan për ekspertizë, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur ose jo, për ngjarje kriminale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi V. M., 61 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Levan, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME