AKTUALITETTOP-NEWS
Situata e rreshjeve në mëngjesin e sotëm

Informacion mbi situaten në Qarkun Fier, ora 07:00
Gjatë natës e në vazhdim së bashku më strukturat vendore, kemi monitoruar situatën dhe prurjet në lumenjtë Vjosë, Seman dhe Shkumbin, nga ku rezulton:
- Lumi Vjosë ka ulje të nivelit, ka filluar të tërhiqen ujrat edhe nga tokat bujqesore në Kashisht, Kafaraj
- Lumi Shkumbin në kuota nornale dhe nuk ka paraqitur probleme
- Lumi Seman, ka filluar të ulet por përseri është në kuota të larta. Ka dalje nga shtrati por brenda argjinatures.
Gjatë ditë së djeshme strukturat e Bordit Rajonal të Kullimit dhe Drejtorite e Ujitjes në bashki kanë kontrolluar dhe monitoruar argjinaturat pranë lumenjëve, nga ku rezulton se:
- Deri në këto momente nuk kemi cënim të infrastrukturës kritike të argjinaturave
- Nuk kemi akse rrugore tê bllokura
- Nuk kemi fshatra apo lagje të izoluara nga uji
- Nuk ka banesa nën ujë.
- Nga lumi Seman jane prekur disa kasolle ( bagëti të larguara) apo depozita bari por brenda argjinaturës.
- Aktulaisht, moti është me reshje me intesitet të ulët
- Nevoja për mbështetje deri në këto momente nuk kemi.








