S’ka President të ri, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme

Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë Presidentin e ri. Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu tha se pas pamundësisë së gjetjes së një marrëveshjeje “Kuvendi shpërndahet” dhe vendi do të shkojë në zgjedhje.
Kryeministri Albin Kurti tha në sallën e Kuvendit se opozita nuk pati asnjë vullnet për të arritur një marrëveshje.
“I provuam të gjitha” – tha Kurti që renditi një sërë ofertash që i kishte bërë opozitës.
Brenda 45 ditësh vendi duhet të mbajë zgjedhje që llogariten të jenë rreth fillimit të qershorit.
Ka reaguar edhe Partia Demokratike e Kosovës që vlerëson se me përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit është shmangur një ndër shkeljet më të rënda të Kushtetutës dhe një tentativë e rrezikshme për demokracinë e Kosovës.
“Përpjekjet për të imponuar një proces të njëanshëm dhe jashtë kornizës kushtetuese dështuan. Institucionet e Republikës dhe rendi kushtetues u mbrojtën” – thuhet në reagimin e PDK









