Ish deputeti socialist Alqi Bllako i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Bllako ka dalë sot para Apelit të GJKKO-së, para gjyqtares Iliriana Olldashi, duke i kërkuar lirinë nëpërmjet gënjeshtrash.
Në lidhje me të ardhurat e krijuara nga babai si i punësuar në inceneratorin e Tiranës, Bllako ka thënë, se në atë kohë ka qenë i punësuar në Presidencë dhe jo në Ministrinë e Mjedisit, e për pasojë nuk kishte se si të ndikonte. Sipas tij, të ardhurat e fituara në incenerator janë të ligjshme.
Bllako ka gënjyer se nuk ka lidhje me njerëzit e inceneratorëve. Babai dhe vëllai i tij, dhe veprimet që ai ka ndërmarrë nën petkun e zyrtarit janë lidhje të forta që provojnë se Bllako është i përfshirë në aferën e inceneratorëve.
CNA.al përmes një dokumenti ka arritur të siguroj edhe pagën e majme që Edmond Bllako ka marrë nga inceneratori i Tiranës ku ka qenë i punësuar.
Në 16 muaj, ai është paguar 14.964.900 lekë. Këto të ardhura janë përfituar në tre mujorin e fundit të vitit 2018, në vitin 2019 dhe në janar të vitit 2020.
Bëhet fjalë për periudhën kur Alqi Bllako ishte drejtor i AKUM-it .
Kujtojmë se nga muaji Shkurt 2019 – Mars 2021, Bllako ishte i punësuar tek “Agjencia Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve” dhe në këtë periudhë babai tij, Etmond Bllako është paguar me rrogë fiktive tek incineratori I Tiranës, dhe për më tepër është njeriu më i paguar dhe më shumë se vetë administratori italian që ishte në atë kohë.
Por jo vetëm kaq. Vëllai i ish- deputetit të PS ka qenë tek kompania Valtelina, brand i Lori Kafe.
Vëllai i Bllakos ka shkuar tek kjo kompani në kohën kur 51% të aksioneve i bleu Klodian Zoto, Mirel Mertiri dhe Eva Blushi.
Ka qenë vetë Bllako që në vitin 2019, në kohën kur CNA.al ka denoncuar aferën me inceneratorët, ka konfirmuar se vëllai i tij punonte ne Valtelina kafe, ku 51 përqind të aksioneve i ka blerë Klodian Zoto, që sot është në kërkim ndërkombëtar.
Të gjitha këto procedura i ka ndjekur vetë Alqi Bllako.
Pra këto janë faktet dhe dokumentet që nxjerrin zbuluar Bllakon.
Përtej udhëtimeve të tij më Klodian Zoton, që i ka të faktuara ngë TIMS dhe nuk i mohon dot, Bllako ka të faktuar edhe lidhjen me njerëzit e inceneratorëve nëpërmjet familjarëve të tij.
Sot, ai s’ka bërë gjë tjetër, veçse ka gënjyer Gjykatën me pretendime në ajër, në vend që të bashkëpunojë me drejtësine me statusin e “pentitos”.