Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas skandalit të deputetit të Partisë Socialiste Tonin Gogu i cili e quajti Hajredin Pashën heroin e dibranëve.
“170 vite këngë e lavdi, dedikuar Hajredin Pashës, heroit të gjithë dibranëve. Një prej dedikimeve që ndër breza është trashëguar e vijon të ngjallë njësoj emocione“, shkruante Gogu në Facebook.
Madje, nuk e me ke kaq shpërfaqjen e injorancës funksionale, por Gogu ka krijuar edhe hashtaget me emrin e ish-gjeneralit famëkeq të osmanëve, Hajredin Pashës
Vetëm “Rilindja” mund ta ngatërronte Hajredin Pashën, me Legjendën e Dibrës dhe të mbarë kombit, Elez Isufin’, shkruan Meta në Facebook