Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSkuterat elektrikë, policia: Drejtuesit të pajisen me jelekë fosforeshentë

Skuterat elektrikë, policia: Drejtuesit të pajisen me jelekë fosforeshentë

Franca dhe Anglia kanë ndaluar qarkullimin e skuterave elektrikë pasi janë klasifikuar të rrezikshëm në qarkullim. Specialistë të Policisë Rrugore në Shqipëri thonë se këto mjete kanë ndihmuar në reduktimin e trafikut në kryeqytet, por problem mbetet respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas tyre, drejtuesit e monopatinave duhet të pajisen me jelekë fosforishent.

“Ka një shtim fluksi nga ana e kësaj kategorie kryesisht në kryeqytet. Janë mjete që realisht na kanë ndihmuar në lehtësimin e trafikut. Sikundër çdo përdorues rruge si monopatinat, biçikletat, mjetet duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Ata duhet të qarkullojnë në korsinë e biçikletave dhe të mbajnë mjetet e sigurisë sikundër janë të detyruara edhe për motomjetet sepse është në të mirën e tyre si jeleku fosforishent apo neoni fosforishent të cilët bën të mundur ndriçimin e aksit rrugor”, tha Gerhard Baka, specialit i trafikut të Tiranës.

Por çfarë ndodh me drejtuesit e skuterave elektrikë që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor?

“Ata janë kategorizuar si çiklistë dhe nga ana jonë ngelet vetëm këshillimit nuk mund të vendosim masa administrative”.

Këto mjete në rrugët e Shqipërisë përdoren kryesisht nga të rinjtë./ Tv Klan

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME