TOP-NEWS

Sokol Mjacaj qëllon me armë gardianët, peng kuzhinierët e burgut

Sokol Mjacaj, një i burgosur i burgut të Peqinit ka qëlluar me armë drejt gardianëve dhe ka marrë peng një nga kuzhinierët e burgut. Kështu raportohet pas vendimit për ta izoluar këtë të burgosur në regjimin “41 bis”.

Ka qenë pikërisht ky njoftim që ka shkaktuar reagimin e ashpër të Mjacajt, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në Dukagjin në vitin 2015.

Ndërkohë situata mbetet e nderë në burg pasi edhe të dënuar të tjerë janë bashkuar në kundërshtimin e gardianëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button