Ashtu si dje, edhe ditën e sotme qeveria vazhdon mbledhjet informale në Shëngjin.
Këtë të mërkurë, në fokus do të jenë objektivat e qeverisë gjatë 2024-tës dhe do të vijojë analizimi realizimit të detyrave lënë nga mbledhja e ngjashme zhvilluar vitin e shkuar në Tepelenë.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama e vuri theksin në përmirësimin e punës të komisioneve parlamentare dhe një forcim të më tejshëm të partisë në bazë, ndërsa u analizua prezenca e deputetëve në seanca plenare, mbledhje grupi e komisione si dhe vijimësia e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit të opozitës.
Mbledhjet ditore do të përmbyllen sot, me një takim mes kabinetin qeverisës, po me dyer të mbyllura.
Axhenda
DITA 2
08:00 – 09:00 Mëngjesi
09:00 – 11:00 Prezantimi i konkluzioneve të debatit në blloqe dhe detyrave me të gjithë të pranishmit
12:00 Mbledhje e mbyllur e kabinetit qeveritar
*Dreka fastfood në tavolinën e punës