Sonte në orën 21:00, çelet nata e parë e Eurovisionit dhe festivalin do ta hapi artistja shqiptare Ronela Hajati.
Përpos zhurmës së krijuar, në një analizë të bërë nga faqja e njohur Wiwibloggs, faqja e pavarur më e ndjekur në botë për Eurovision-in, shanset e Shqipërisë nuk ishin aq të forta sa ata prisnin, sepse gjatë provave zyrtare Ronela pati probleme teknike me mikrofonin dhe efektet skenike (jo për fat të saj).
Sipas tyre, shanset për kualifikim janë:
1. Ukraina – 100%
2. Greqia – 99%
3. Norvegjia – 98%
4. Hollanda – 97%
5. Portugalia – 92%
6. Armenia – 90%
7. Shqipëria – 75%
8. Moldavia – 61%
9. Letonia – 55%
10. Austria – 48%
11. Zvicra – 46%
12. Islanda – 38%
13. Lituania – 35%
14. Kroacia – 26%
15. Danimarka – 18%
16. Sllovenia – 14%
17. Bullgaria – 7%