Sunday, May 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËManjani: Opozita të nxjerrë kandidat për President, Edi Rama dhe AliBasha le...

Manjani: Opozita të nxjerrë kandidat për President, Edi Rama dhe AliBasha le të mos e votojë

Nga Ylli Manjani

E di fort mirë që Edi Rama i ka votat për ta zgjedhur vetë Presidentin e Republikës.
E di gjithashtu që ndryshimet kushtetuese katastrofike të 2008-ës, hoqën detyrimin për patur një Presidebt konsensual.
Ashtu siç e kam krejt të qartë që Edi Rama ka emëruar edhe opozitën parlamentare, për të bërë procese fallco. (Kemi një datë votimi por s’kemi kandidatë….)
Pooooor, megjithatë, gjykoj se Partia Demokratike dhe LSI, PDIU e parti të tjera të opozitës (duke përjashtuar fallco-opozitën e AliBashës) duhet të paraqesin një kandidat.
20 deputetë kanë të drejtë të paraqesin një kandidat. 20 e më shumë deputetë të opozitës së vërtetë kanë mundësi të paraqesin një emër për të qenë, që realisht të bënte dallimin. Këto numra janë.
Le të mos e votojë Edi Rama dhe AliBasha, por ama opozita do shkëlqente në publik.
Nga ana tjetër do ti jepej një goditje përfundimtare idesë së bojkotit. Për këtë PD miratoi edhe një rezolutë politike, që dënohej bojkoti.
Realisht nuk shoh asnjë arsye përse PD dhe Opozita reale të mos kontribuojnë në këtë proçes.
Pjesmarrja me një kandidat, nuk e bën burrë të mirë Ramën e as të pranueshme qeverisjen e Tij. Përkundrazi, kandidati/ja do bënte dallimin me qeverinë moniste edhe më thellë.
Unë kështu e gjykoj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME