Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTSot ndeshja më e pasur në botë, vlen 200 milionë euro

Sot ndeshja më e pasur në botë, vlen 200 milionë euro

Sot luhet ndeshja që sjell arkëtimet më të pasura në botë. Edhe pse bëhet fjalë për një playoff për promocionin, çeku është më i madh se ai për finalen e Champions League. Ndeshja që vlen ngjitjen nga Championship në Premier League do të transmetohet sot në orën 17.15 me orën tonë. Luton Town dhe Coventry City do të sfidohen për aksesin e fundit në kompeticionin më të lartë anglez. E kjo është ndeshja me përfitimin më të madh në botë.

Në fakt, të ardhurat në rast fitoreje në play-off janë 200 milionë euro. Madje ato mundin edhe finalen e Ligës së Kampionëve, ku Real Madrid fitoi 133.7 milionë vitin e kaluar, duke llogaritur gjithë rrugëtimin deri në finale. Në fakt, të drejtat televizive angleze lejojnë të ardhura të pakrahasueshme në futbollin botëror. Mjafton të mendosh se skuadra që merr shumën më të vogël në Premier League, pra Norwich, fiton 100 milionë. Juventus, për të bërë një krahasim, fitoi 91 dhe Inter 84.

https://twitter.com/LutonTown/status/1662345389843054598?s=20

PARA TË PAPARA

Për të dyja skuadrat, kjo është një mundësi e jashtëzakonshme, duke qenë se asnjëra prej tyre nuk ka arritur ndonjëherë në Premier League, që kur kampionati anglez ka përjetuar një bum të paparë ekonomik. Luton Town ka munguar aty që nga vitet 1990, ndërsa Coventry nga sezoni 2000-01. Për këto dy realitete të vogla, fitimi i playoff-it dhe fitimi i të ardhurave kaq të mëdha do të bënte të mundur zgjidhjen e shumë situatave të ndërlikuara brenda klubit. E para, ndryshimi i stadiumit dhe, padyshim, fushata e transferimeve për t’u përgatitur për Premier League. Nëse më pas, pasi kanë mbërritur në elitë, nuk arrijnë të qëndrojnë atje, “parashuta” e ofruar nga Federata Angleze është gjithashtu bujare. Në fakt, nëse merren si referencë shifrat e këtij sezoni, ata që bien pas vetëm një viti në Premier League do të merrnin 81 milionë paund si parashutë, plus të drejtat televizive.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME