AKTUALITET

I moshuari ndërron jetë në lokalin e lagjes

Fier – Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në lagjen “15 Tetori” të Fierit.

Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, 70-vjeçari, banor i lagjes, ndodhej në ambientet e një lokali kur nuk është ndier mirë.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë, por fatkeqësisht nuk është arritur të shpëtohet.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button