Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËSPAK-u kërkoi Ilir Metën për çështjen CEZ-DIA. Pritet të shkojë edhe Berisha

SPAK-u kërkoi Ilir Metën për çështjen CEZ-DIA. Pritet të shkojë edhe Berisha

Ilir Meta, ish-president Republike dhe kryetar i Partisë së Lirisë është paraqitur paraditen e sotme në SPAK, ku ka dëshmuar për thuajse 3 orë.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Meta tha para gazetarëve se ka dëshmuar lidhur me çështjen CEZ-DIA.

“Nëse keni pritur këtu disa orë nuk është përgjegjësia ime. Por jam i gatshëm t’ju përgjigjem me qetësi dhe dashuri. Kam pasur një ftesë për të ardhur në SPAK, prej disa ditësh për një çështje të filluar në vitin 2019. E kam thënë që kam pasur pritshmëri që SPAK do të ishte lider në luftën kundër korrupsionit dhe sidomos zyrtarëve të lartë. Sa herë që të ftohesha do të vija me kënaqësi për t’i ndihmuar.

Janë me dhjetëra kallëzime të mia për çështje konkrete, për ligje me porosi për denoncimit e Kuvendit që u falsifikua firma. Sot kuptova që kishte të bënte me çështje CEZ-DIA. Kjo është stërpërsëritur dhe aktivizohet sa herë rilindja është në krizë. Por unë tregoj modelin tim në raport me transparencën dhe që duhet të tregojë çdo qytetar që ka përgjegjësi zyrtare. Jam përgjigjur më shumë përgjegjësi si një deklarues që mund të ketë dijeni për rrethana të caktuara. Kam dhënë sqarime sqaruese që kur është rihapur kjo çështje në publik. Që kur doli që manipulonte të dhëna të procesit të arbitrazhit. U përgënjeshtruan të gjitha mediat që kishin përfshirë me pa të drejtë emrin e kryetarit të parlamantit në atë kohë, Ilir Meta sikur kishte përfituar. Ilir Meta nuk ka lidhje me procesin e privatizimit të CEZ-it. S’kam asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA”, tha Meta në një prononcim për gazetarët.

Burime nga drejtësia tregojnë se do të thirren si persona që kanë dijeni edhe disa ish-zyrtarë të lartë, përfshi këtu ish-kryeministrin Berisha dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të KM, Gjergji Lezhja.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME