Ish kryebashkiaku i Fierit, aktualisht deputet i PS Baftjar Zeqo paraqitet në SPAK.
Arsyet se pse Zeqaj është thirrur në SPAK, ende nuk janë bërë të ditura.
Kujtojmë që emri i tij doli në dosjen e SPAK që po heton Arben Ahmetajt për aferën e inceneratorëve.
Në deklaratën e atëhershme, Zeqaj shprehej se nuk ka firmosuar asnjë tender, ndërsa sa i përket mesazheve të tij me Arben Ahmetajn, ku ky fundit i kërkonte të takohej me Mirel Mërtirin, ish-kryebashkiaku e mohoi.
Baftjar Zeqaj eshte pyetur nga gazetaret disa muaj me pare per perfshirjen e tij ne ceshtjen e inceneratorit te Fierit, por ai eshte shprehur se ‘Ahmetajn se kishte mik, madje s’ka pire as kafe me te”.