Spanja i ka nisur mjaft mirë kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.
Spanjollët triumfuan në shtëpi 3:0 ndaj Norvegjisë, të cilës i mungoi super sulmuesi Erling Haaland, shkruan Gazeta Express.
Dani Olmo kaloi vendasit në epërsi në minutën e 13-të të ndeshjes.
Më pas, Joselu realizoi dy gola për dy minuta (84’, 85’), për epilogun e këtij takimi.
Me këtë fitore, Spanja tani ka tri pikë dhe prin në grupin A, aq sa ka edhe Skocia.
Në anën tjetër, Norvegjia është e parafundit me zero pikë.