Friday, June 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORESpanja na prish ëndrrën, por Shqipëria e mbyll me kokën lart Europianin.

Spanja na prish ëndrrën, por Shqipëria e mbyll me kokën lart Europianin.

Mbyllet këtu ëndrra për të luajtur në fazën e 16 më të mirave në Kampionatin Europian. Shqipëria pëson një humbje minimale 1-0 në Dusseldorf ndaj Spanjës, dhe tashmë detyrohet të largohet me kokën lart pas një Europiani ku dhuruam spektakël.

Tifozët si gjithmonë ishin lojtari më i mirë në fushë, duke qenë të jashtëzakonshëm nga fillimi deri në fund.

Trajneri Sylvinho sërish gabon në zgjedhjet e formacionit, duke preferuar Manajn, i cili hasi shumë vështirësi në pjesën e parë. Por gabimet falen!

Spanja do të shënonte që në minutën e 13-të me Ferran Torres, dhe më pas do ta kishte të thjeshtë menaxhimin e lojës. Shqipëria ndryshoi tërësisht me futjen e Brojës dhe Arbër Hoxhës në fushën e lojës duke dhuruar spektakël në minutat e fundit, por që fati nuk ishte me ne.

Kombëtarja shqiptare mbyll rrugëtimin në Euro 2024, në vendin e fundit të Grupit B, me 1 pikë të grumbulluar. Në përfaqësimin e dytë në Europian, Shqipëria regjistroi një barazim ndaj Kroacisë 2-2, ndërsa u mposht nga Italia me rezultatin 2-1 dhe nga Spanja 1-0.

Më e veçanta e Europianit ishin tifozët shqiptarë të cilët manifestuan kulturë.

SHQIPËRI-SPANJË 0-1

63’ Armando Broja shumë pranë barazimit me një goditje fantastike në hyrje të zonës, pas një pasimi të marrë nga Asllani, por ndalet nga portieri Raya.

44’ Kristjan Asllani dhuron spektakël me një goditje shumë të bukur, e cila ndalet nga portieri Raya thuajse në trekëndësh

13’ Spanja shënon në mundësitë e para me Ferran Torres që përfiton nga përgjumja e mbrojtjes sonë.

6’ Start fantastik i kuqezinjve që ushtrojnë shumë presion, por deri më tani nuk ka asnjë tentativë në portë.

1′ Starton ndeshja

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME