Sunday, October 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORESpanja triumfon ndaj Gjermanisë, shkon në gjysmëfinale

Spanja triumfon ndaj Gjermanisë, shkon në gjysmëfinale

Spanja është skuadra e parë gjysmëfinaliste në “Euro 2024”. La Roja mori një triumf dramatik 2-1 pas 120 minutash ndaj Gjermanisë vendase, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1. Ishte një ndeshje spektakolare, ashtu siç pritej, e cila dhuroi emocione të mëdha.

Spanjollët e filluan ndeshjen me një ritëm të lartë, duke dominuar në 45 minutat e para, por rastet nuk munguan as te Gjermania me Havertz.

Ekipi i de La Fuentes festoi në minutën e 50-të, kur Olmo ndëshkoi Neuer në brendësi të zonës, pas një topi të dhënë nga Yamal.

Gjermania shtoi presionin dhe zhvendosi kundërshtarin në gjysmëfushën e vetë. 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, talenti i hedhur në pjesën e dytë, Wirtz çoi peshë zemrat e tifozëve në fund, goli i tij dërgoi sfidën në shtesë.

Më pas sfida ishte e mbushur me raste të shumta, por duelin e vendosi Merino me një gol shumë të bukur me kokë në minutën e fundit të shtesës, duke i dhënë fund aventurës së Gjermanisë në shtëpinë e tyre.

Toni Kroos mbyll karrierën brilante me “pancerat”.

SPANJË-GJERMANI 2-1

119’ GOOL Merino shënon super gol me një goditje të bukur me kokë, pas një krosimi të ardhur nga krahu i majtë.

89′ GOOL Gjermania ka arritur që të gjejë golin e barazimit 1-1 ndaj Spanjës në fundin e ndeshjes. Wirtz realizon me një goditje brenda zonës.

82′ Havertz pranë golit me një goditje me parabël

77’ Fullkrug pranë golit të barazimit, por goditja e tij përfundon në shtyllën e majtë të portës.

52’ GOOOL- Spanja dhuron spektakël dhe kalon në avantazh me një aksion të kthyer në gol nga Dani Olmo.

47’ Morata stopon mjaft mirë topin brenda zonës dhe tenton menjë goditje të fortë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit

36′ Nico Williams godet brenda zonës, por ndalet nga portieri Neuer. Gjithsesi arbitri akordoi pozicion jashtë loje

35′ Havertz shfaqet përballë Unai Simon, por portieri spanjoll e ndal gjuajtjen e tij sërish.

7′ Pedri pëson një ndërhyrje të ashpër në mesfushë nga Toni Kroos dhe pas disa sekondash detyrohet të lërë fushën e lojës për shkak të një dëmtimi.

1’ Starton super dueli

Formacionet zyrtare

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME