KRYESORE

Ish-bashkëshorti godet për vdekje bashkëjetuesin e ish-gruas, autori ndalohet

Fier – Një sherr i nisur mes një shtetasi që bashkëjetonte me një grua dhe ish burtit të saj ka përfundiar me një viktimë mbrëmjen e sotme në lagjen 11 Janari në Fier.

Sipas burimeve të informacionit, sherri mes ish-bashkëshortit dhe bashkëjetuesit të ish-gruas ka degjeneruar deri në përplasje fizike dhe me pas përdorimin e thikës.

Autor i krimit është 25-vjeçari Xhuliano Miho, i cili është arrestuar nga policia.

I plagosuri ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë dhe është futur menjëherë në sallën e kirurgjisë së spitalit rajonal Fier. Edhe pse bluzat e bardha janë munduar ti japin ndihmën mjekësore ai nuk ka mundur të shpëtojë pasi kihste marr minimalja 3 goditje me thikë poshtë zemrës.

Viktima Xhimi Bakaj

Burime informacipni nga vendi i ngjarjes pohuan se autori po e priste bashkëjetuesin e ish gruas poshtë pallatit me thikë në dorë, kjo e parë nga disa banorët ë pallatit ku jetonte ish gruaja e autprit të ngjarjes.

Policia

“Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xhuliano Miho, 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xhimi Bakaj, 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xhuliano Miho, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit” – thuhet në njoftimin e policisë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button