Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËSpektakël/ Gushti nis me një superhënë

Spektakël/ Gushti nis me një superhënë

Më 1 Gusht ngrijini sytë drejt qiellit për të parë superhënën.

Hëna sillet rreth Tokës në trajtë eliptike ndaj ajo herë është më afër saj e herë më larg. Një superhënë ndodh kur hëna e plotë ndodhet në pikën më të afërt orbitale me planetin tonë.

Ditën e parë të Gushtit, hëna do të jetë 357.530 km larg Tokës. Kjo është superhëna e parë e Gushtit dhe e dyta nga katër superhënat e vitit.

E para ndodhi më 2-3 Qershor kur hëna e plotë ndodhej 361.934 km larg. E treta dhe më e afërta do të jetë më 30 Gusht kur hëna do të jetë në një largësi prej 357.344 km.

Superhëna e dytë e Gushtit duke qenë se ndodh brenda të njëjtit muaj, quhet edhe hëna blu.

E katërta do të jetë më 28-29 Shtator kur distanca Tokë-hënë do të jetë 361.552 km.

Superhënat janë rreth 14% më të mëdha në pamje dhe deri në 30% më të ndritshme./tvklan.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME