Gola dhe spektakël në duelin e javës së 28-të në La Liga mes Realit dhe Villarreal, teksa janë miqtë që në fund dalin me 3 pikë të plota pas suksesit 3-2.
Pau Torres shënoi autogol që në minutën e 16-të, por Chukwueze do të barazonte në fundin e pjesës së parë. Reali u rikthye sërish në avantazh në fillimin e së dytës me Vinicius Junior. Morales do të barazonte për “nëndetësen e verdhë” në minutën e 71-të, ndërkohë që Chukwueze do të kalonte për herë të parë miqtë në avantazh.
Kjo është humbja e 5-të sezonale për Realin në La Liga, që tashmë rrezikon ta largojë dhe më shumë nga Barcelona kryesuese. Villarreali ndërkohë shkon në vendin e pestë me 47 pikë, vetëm 4 më pak se Sociedadi.