LIFE STYLE

Stallone nxjerr për herë të parë pamjet: Vuajtjet për xhirimin e “Rocky”

Sylvester Stallone ka zbuluar stërvitjet e mundimshme për të realizuar sa më realiste skenat e ringut në filmin legjendar “Rocky”.

“Para se Rocky të shkelte në ring, kishte orë të tilla në ekran”, – rrëfeu ylli 79-vjeçar në llogarinë e tij personale në Instagram.

Postimi shoqërohej nga një video e rrallë në prapaskenë ku ai shfaqet së bashku me Carl Weathers, i cili luajti rolin e Apollo Creed, duke kaluar nëpër prova të lodhshme.

“Përsëritje. Hapa. Kohëzgjatje. Të godas dhe të ngrihesh përsëri në këmbë. E shkrova skenarin vetëm në 3 ditë e gjysmë, por përgatitja fizike zgjati muaj. Asgjë nuk ishte e rastësishme. Nëse do që të ndihet reale, duhet ta jetosh”, – shtoi ai.

Në pamje, dy aktorët shihen duke përsosur çdo grusht dhe çdo rënie. Në një moment, Stallone dëgjohet duke i dhënë drejtim kolegut të tij, duke thënë: “Jam pak i lënduar këtu. Më ke marrë mendtë me kërcimet e tua ”.

Aktori bie më pas mbi litarë pas një “grushti” nga Weathers, duke i shpjeguar kolegut të tij se duhet të jetë më afër skajit të ringut. “Këto litarë janë si tela kitare”, bëri shaka ai.

“Majtas, djathtas”, shtoi ai, duke i treguar Weathers se ku t’i drejtonte grushtet e tij, përpara se ai vetë të hidhej përsëri në litarë.

“Rocky” debutoi në Nju Jork më 20 nëntor 1976 dhe u bë filmi me fitimet më të larta të vitit, duke grumbulluar gati 225 milionë dollarë në të gjithë botën.

Në vitin 1997, ai fitoi tre çmime Oscar për Filmin më të Mirë, Regjisorin dhe Montazhin e Filmit, ndërsa Stallone u nominua për Aktorin më të Mirë dhe Skenarin më të Mirë Origjinal. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button