Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEStatuja e sirenës që ka ndezur polemika të forta në Itali

Statuja e sirenës që ka ndezur polemika të forta në Itali

Statuja e një sirene me forma deri diku të ekzagjeruara që po vendoset nga autoritetet në një fshat peshkatarësh në rajonin juglindor italian pranë Puglias, ka shkaktuar polemika në komunitet duke u etiketuar “tepër provokative”.

Zyrtarët thonë se statuja është krijuar nga një prej studentëve të shkollës së artit Luigi Rosso në Monopoli, para se të vendosej në sheshin e titulluar sipas shkencëtares Rita Levi-Montalcini.

Sipas mediave italiane, vepra që ende nuk është inauguruar është bërë objekt talljesh e kritikash të ashpra online, nga fotot e marra gjatë punës së instalimit.

Aktorja nga Bari, Tiziana Schiavarelli shkruante në Facebook se miqtë e saj në Monopoli “me të drjetë kishin shprehur rezervat e tyre për këtë ‘monument’”.

“Duket si një sirenë me dy gjinj silikoni dhe të pasme të mëdha që nuk më shkonte mendja të shikoja ndonjëherë në një sirenë”, komentonte Schiavarelli.

Adolfo Marciano, kreu i shkollës së artit Luigi Rosso mbronte statujën duke thënë se është një “homazh ndaj shumicës së grave që sot janë me tipare të mbushura”. Marciano tha se nuk donte të gjykonte frymëzimin e studentëve për krijimin “por e pranonte si realitet”

“Kur sheh në TV modele që janë shumë të dobëta, kjo mund të jetë një homazh për gratë me trup të mbushur”, thotë Marciano.

Statuja në fjalë edhe nga vetë banorët e zonës shihet si tejet provokuese, pasi aty pranë ndodhet edhe një kënd lojërash për fëmijë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME