Monday, December 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAStefanos Kasselakis, drejt zgjedhjes për lidershipin e Syrizas

Stefanos Kasselakis, drejt zgjedhjes për lidershipin e Syrizas

Partia më e madhe opozitare greke, Syriza nuk ka mundur që të zgjedhë kryetar dje, pas zgjedhjeve për liderin e ri të të Majtëve, të cilat janë zhvilluar pas humbjes katastrofike të zgjedhjeve të fundit parlamentare në vend, qershorin e kaluar, pas të cilave dha dorëheqjen edhe lideri për 15 vite i saj, Aleksis Tsipras.

Por ajo që ka veçuar në këtë votim që sillte me vete edhe rrezikun e përçarjes së kësaj partie, ka qenë kryesimi i raundit të parë madje me diferencë të madhe, i një prej pesë kandidatëve që ka hyrë në garë vetëm disa javë më parë dhe për të cilin dihej vetëm që ishte një grek homogjen, të cilit kreu i Syrizës Aleksis Tsipras, i dha një vend nderi në listën e 12 kandidatëve për deputetë që paraqet çdo parti para zgjedhjeve parlamentare.

Bëhet fjalë për Stefanos Kasselakis, një biznesmen 35-vjeçar, shtetas grek me banim në Miami të SHBA-së i cili trazoi gjithë të zhgënjyerit e përkrahësve të të majtëve dhe solli në kutitë e djeshme të votimit 40.000 anëtarë të rinj, të regjistrohen dhe të votojnë.

Kasselakis, megjithëse pati pak kohë të paraqiste pikëpamjet e tij për ditën e nesërme të partisë Syriza, i mbështetur vetëm nga shumë pak zyrtarë të lartë të kësaj partie, arriti të triumfonte dhe të siguronte 44,91% të votave dhe shkon në raundin e dytë me optimizëm për të fituar rivalen e tij, ish ministren e Punës, Efi Ahtsioglu me 36,18% , mes një “lufte ideologjike” në dukje brenda partisë, e cila pritet të përshkallëzohet.

Më shumë se 148,000 anëtarë të vjetër e të rinj të të majtëve morën pjesë në zgjedhje, çka u interpretua si një sinjal i ri për të fituar optimizmin e humbur, mbështetësit e partisë më të madhe opozitare, që gjithsesi karakterizohet nga rryma dhe grupe të kundërta ideologjike në gjirin e saj.

Kasselakis hyri në garë përmes një fushate të mirëorganizuar në rrjetet sociale dhe ka pritur kritika brenda dhe jashtë partisë, që veçojnë faktin se është diçka “e panjohur” në politikën greke, duke qenë se përvoja e tij e vetme është politika amerikane. Ai ishte vullnetar në stafin e senatorit të atëhershëm Joe Biden për zgjedhjet presidenciale të 2008-ës.

Por për shumë të tjerë, Kasselakis, që nuk fsheh faktin se i përket komunitetit LGBTQ dhe paraqitet publikisht kudo me partnerin e tij, përfaqëson elementin “i ri” që Syriza moderne i duhet për të qëndruar sërish në këmbë dhe për t’u përballur me partinë konservatore në pushtet Demokracia e Re.

Gjithsesi rezultati i të dielës së ardhshme pritet të përcaktojë, në një masë të madhe, orientimin politik të partisë së majtë, Syriza, që ‘flirton’ për disa vite edhe me partitë socialiste evropiane./TCH

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME