Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka fituar Big Brother VIP Kosova.
Mbrëmja e sotme ka qenë plot surpriza për 5 banorët që rezistuan në Big Brother VIP Kosova, Mbresa, Xhuli, Stresi, Vedati, Artani.
Ndonëse në fund dy finalistët e mbetur ishin Stresi e Vedati, pasi të parët u eleminuan Mbresa dhe Artani e pas tyre Xhuli.
Kurorën e fituesit e “rrëmben” Stresi i cili është mirëpritur nga publiku me shumë brohorima, duke u bërë kështu fitues i çmimit të madh prej 200 mijë eurosh (160 mijë euro shkojnë për fituesin).