LIFE STYLETOP-NEWS

Studimi/ Dita Ndërkombëtare e Gruas: Top 100 Femrat Shqiptare të Vitit 2026

Një hulumtim i ri tregon se Dua Lipa është femra shqiptare më e spikatur në botë

  • Dua Lipa dominon renditjen me 88.7 milionë ndjekës në Instagram, 11.2 milionë në TikTok dhe 49.2 milionë kërkime në Google.
  • Hulumtimi analizoi mbi 300 milionë të dhëna nga Google, Instagram, TikTok, duke përzgjedhur 100 femrat më të suksesshme shqiptare për vitin 2026.
  • Në top 10 renditen gjithashtu Nëna Terezë (#5), Era Istrefi (#6), Mira Murati, ish-CTO e OpenAI (#7), Loredana Zefi, Eliza Dushku dhe sipërmarrësja Krissy Cela.

Hulumtimi i fundit i bërë nga dua.com analizoi mbi 300 milionë të dhëna nga Google, Instagram, TikTok dhe 500+ nominime fillestare, për të përcaktuar 100 femrat më të suksesshme dhe të famshme shqiptare për vitin 2026.

Rezultatet e këtij hulumtimi jo vetëm që vijnë në kohën perfekte – më 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas – por gjithashtu ofrojnë një këndvështrim të gjerë në arritjet e femrave shqiptare në mbarë botën.

Është inkurajuese të shohësh që femrat shqiptare janë prezente në çdo fushë – nga çmimet Grammy e Nobel, te medaljet olimpike, festivalet e Cannes-it dhe rolet në Hollywood.

Në listën e 100 femrave më të suksesshme shqiptare nuk mungojnë as shkencëtarja Dr. Laura Mersini-Houghton, regjisorja Blerta Basholli dhe aktorja Yllka Gashi 
çifti historik që çoi kinematografinë kosovare deri në listën e ngushtë të Oscar-it – kampionja olimpike Majlinda Kelmendi, sopranoja botërore Ermonela Jaho dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Muzikë

Dua Lipa është e para në këtë kategori dhe në gjithë listën – fituese e çmimit Grammy, me mbi 88 milionë ndjekës në Instagram. Pas saj: Bebe Rexha, Rita Ora dhe Ava Max, kjo e fundit me hitin “Sweet but Psycho” që arriti #1 në 22 shtete.

Loredana Zefi ka ndërtuar karrierë të fortë në Austri, Zvicër dhe Gjermani, ndërsa Era Istrefi këndoi himnin e FIFA World Cup 2018. Nga ana klasike, Ermonela Jaho u cilësua nga The Economist si “sopranoja më e admiruar në botë”, dhe Inva Mula i dha zërin Divës në filmin “The Fifth Element”.

Film & TV

Eliza Dushku kryeson kategorinë – e njohur për rolet në “Buffy” dhe “Dollhouse”, ajo renditet #9 në listën e përgjithshme. Masiela Lusha e dyta, e njohur si Carmen në “George Lopez”. Arta Dobroshi ka përfaqësuar kinemanë shqiptare në Cannes dhe festivale të tjera.

Blerta Basholli fitoi tre çmime në Sundance me filmin “Hive”, ndërsa Yllka Gashi u nominua për Oscar. Nga ekrani shqiptar, Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani mbeten ndër prezantueset më të njohura.

Sport

Kosovare Asllani renditet e para në këtë kategori – me 205 ndeshje për kombëtaren suedeze, ajo është sportistja shqiptare më e njohur globalisht. Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e parë olimpike të Kosovës në 2016, Distria Krasniqi mori medaljen e arit në 2020 dhe argjendin në 2024, ndërsa Nora Gjakova shtoi edhe një medalje ari. Lara Colturi, skitarja 18-vjeçare, po ngjitet shpejt në radhët botërore. Laura Fazliu fitoi medaljen e bronzit olimpik në Paris 2024.


Politikë & Histori

Nëna Terezë, fituese e Nobelit për Paqe, renditet #5 në listën e përgjithshme. Vjosa Osmani, Presidentja e Kosovës, dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga hapën rrugë për një gjeneratë të re liderësh femra. Nga historia, Mbretëresha Teuta mbetet simbol i rezistencës ilire ndaj Romës. Vlora Çitaku dhe Donika Gërvalla përfaqësojnë zërin diplomatik shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Modë & Modelim

Nensi Dojaka, fituese e çmimit LVMH 2021, renditet e para në kategorinë Modë & Modelim. Teuta Matoshi është bërë virale me fustanët e saj, ndërsa Emina Cunmulaj ka modeluar për Vogue dhe Elle dhe shërben si Konsulle Nderi e Shqipërisë në Florida. Angela Martini përfaqësoi Shqipërinë në Miss Universe 2010, Almeda Abazi ka arritur famë si modele dhe aktore në Turqi, dhe Rina Lipa po ndërton karrierën e saj si modele ndërkombëtare.

Influencer

Melimtx kryeson këtë kategori me 3.1 milionë ndjekës në TikTok me famën e saj sidomos në vendet gjermanofolëse. Brisida ka 2.3 milionë në TikTok, ndërsa Luana Vjollca mbetet njëra prej figurave më të njohura në ekranin shqiptar. Eva Murati, prezentuesja e UEFA Champions League, Ori Nebijaj, Valeria Aliti dhe Eni Koçi janë gjithashtu në listë.

Biznes & Akademi

Mira Murati, ish-CTO e OpenAI, renditet #7 në listën e përgjithshme. Krissy Cela, e listuar në Forbes 30 Under 30, ka ndërtuar biznesin e fitnesit EvolveYou me mbi $34 milionë të ardhura. Lea Ypi, profesoreshë në LSE, shkroi librin “Free” që u përkthye në mbi 30 gjuhë. Laura Mersini-Houghton njihet për teoritë e saj mbi multiversin, ndërsa Luljeta Lleshanaku është ndër shkrimtaret shqiptare më të lexuara jashtë vendit.

Metodologjia e Hulumtimit

Nga 300 milion të dhëna dhe mbi 500 nominime fillestare, u përzgjodhën 100 femrat shqiptare me prezencën më të lartë publike nga e gjithë bota, të ndara në 15+ kategori. Për bazë të rankimit u morën kërkimet në Google, ndjekësit në Instagram dhe ndjekësit në TikTok. Gjithashtu është krijuar edhe një vlerësim “Ambassador” të bazuar në çmime, tituj, rekorde dhe përfaqësime ndërkombëtare.

  • Google 40% – # kërkimet vjetore
  • Instagram 25% – # ndjekësve në Instagram
  • TikTok 15% – # ndjekësve në TikTok
  • Ambasadore 15% – sukseset dhe arritjet (çmime, tituj, rekorde)
  • Prania Online 5% – Prezenca në Social Media & Google

Vlerësimi i Ambasadores siguron që figurat historike, shkencëtare dhe sportive pa prani në rrjetet sociale të vlerësohen sipas arritjeve të tyre. Të dhënat u analizuan nga ekipa e dua.com në Shkurt 2026.

TOP 20

#EmriInstagramGoogleTikTok
1Dua Lipa88.7M49,199,98811.2M
2Bebe Rexha12.0M4,416,0008.5M
3Rita Ora16.0M6,600,0003.1M
4Ava Max3.0M5,400,0002.9M
5Nëna Terezë6,600,000
6Era Istrefi1.0M397,2002.2M
7Mira Murati2,412,000
8Loredana Zefi3.0M217,2002.4M
9Eliza Dushku748.0K5,400,00050.0K
10Krissy Cela3.1M217,2001.2M
11Kosovare Asllani341.0K486,00059.0K
12Majlinda Kelmendi1.0K22,800
13Distria Krasniqi14.0K15,600
14Nensi Dojaka391.0K79,200
15Ermonela Jaho37.0K79,200
16Eleni Foureira1.0M177,600498.5K
17Masiela Lusha116.0K2,412,00050.4K
18Inva Mula15.0K97,200
19Luiza Gega24.0K15,600
20Vjosa Osmani209.0K217,200

Artikulli i plotë: LINK
Foto kolazh femrat shqiptare: LINK
Chart TOP 10 femrat shqiptare: LINK
Lista TOP 100 femrat shqiptare 2026: LINK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button