Konsumimi i ushqimeve si mishit të kuq dhe sheqerit, elementët kryesorë të dietës perëndimore, mund të jenë elementë kryesor të rritjes së kancerit të zorrës së trashë në moshat më të reja, sipas hulumtimit të paraqitur në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike në Çikago.
Vlen të theksohet se vdekjet nga kanceri i zorrës së trashë tek njerëzit nën 40 vjeç pritet të dyfishohen deri në vitin 2030 dhe parashikohet të jetë shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri tek të rinjtë deri në fund të dekadës.
Sipas këtij studimi të ri, të përgatitur nga ekipi hulumtues i Cleveland Clinic, janë hetuar metabolitë të ndryshëm, substancat që krijohen në trup kur ushqimi shpërbëhet.
Studimi ekzaminoi 170 pacientë me kancer të zorrës së trashë, nga të cilët 66 ishin pacientë të rinj, pra nën 50 vjeç.