Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEStudimi/ Gjuha e trupit, ja si të kesh sukses kur flirton

Studimi/ Gjuha e trupit, ja si të kesh sukses kur flirton

Një djalë mund ta joshë një vajzë shumë kohë para se ta përshëndesë atë në një bar. Kjo ka të bëjë me ushtrimin e gjuhës së trupit, thotë Joel Wade, Ph.D, një profesor psikologjie në Universitetin Bucknell.

Zër më shumë vend

Ulu në tavolinë me një krah të mbështetur te shpina e karriges tjetër, ose mbështetu në banak me krahët e ndara. Këto lëvizje përcjellin idenë e kontrollit të vetes dhe hapësirës fizike, ka zbuluar studimi i Wade. Gratë e interpretojnë këtë si shenjë dominance, një tipar i rëndësishëm për të rritur potencialin tërheqës te një mashkull, thotë ai.

Hapu

Burrat që nuk i kryqëzojnë duart shihen si më tërheqës, aktivë, bindës, zbulon një studim i botuar në Evolution and Human Behavior. Shmang qëndrimet që do e tkurrnin ose do e mbyllnin trupin, thotë Wade. Në vend të kësaj, ulu ose qëndro me këmbët hapur dhe bërrylat të shkëputur nga trupi.

Buzëqesh me karar

Për gratë, nëse qesh shumë, është një shenjë feminiliteti dhe droje, të dyja cilësi që të ulin pikë, sipas një studimi të botuar në Emotion. Sigurisht ti nuk ke pse rri i ngrysur. Gratë joshen nga tipat që duken të qejfit dhe të komunikueshëm, thotë Wade. Thjesht përmbaje ngërdheshjen konstante, sugjeron studimi.

Prek shokët e tu meshkuj

Kap shokun tënd dhe rrihi shpatullat. Prekja e shokëve meshkuj, me limit sigurisht, sinjalizon një staus social dhe dominancë, të cilin gratë e kanë qejf, thotë studimi në Social Behavior and Personality.

Prek fytyrën tënde

Çdo dy minuta, fërko nofullën dhe tërhiq mjekrën. Kjo do të tërheqë vëmendjen në tiparet e tua mashkullore, thotë Wade.

Pjesa e poshtme e fytyrës ka të bëjë drejtpërdrejtë me nivelet e testosteronit. Edhe nëse nuk ke një nofull të fortë, nëse e tërheq vëmendjen aty, kjo të bën më tërheqës, thotë ai.

Kopjo lëvizjet e saj

Imito lehtësisht mënyrën si ajo lëviz apo si mban gotën. “Të imitosh sjelljen e tjetrës, mund të të bëjë më tërheqës për atë person”, thotë Wade. Por mos e tepro. “Të imitosh shumë, apo me saktësi, mund të ketë efektin e kundërt”, thotë ai.

Luaj me sytë

Burrat që shikojnë më shpesh rreth e rrotull kanë më shumë mundësi që të  ndeshin sytë e një femre dhe femrat u përgjigjen më shumë atyre djemve me të cilët kanë shkëmbyer shikime, thuhet në studimin e  Wade.

Kështu që një herë në ca minuta, kalo sytë rreth e rrotull në vendin ku ndodhesh, duke u siguruar që të ndalesh pak te ajo, kur ta bësh këtë. “Ti dëshiron të kapësh shikimin e saj, por nuk do që ai të jetë shumë intensiv,” thotë Wade. Po t’ia ngulësh sytë mund të dukesh shumë agresiv, apo dhe i çekuilibruar, thotë ai.

Tani prit për shenjat e saj

Nëse i ke luajtur të gjitha letrat e tua sipas rregullave, ajo do të dërgojë sinjalet që tregojnë që është e interesuar.

“Shiko nëse ajo prek flokët ose i ngec pas veshit kur të sheh,” thotë Wade.

Edhe më mirë: Shiko nëse ajo ngre vetullën kur ti e sheh për herë të parë në sy. “Ky është një tregues shumë i mirë që ajo të paktën është e hapur për të mësuar më shumë për ty.”

Vetëm kujdes, nuk do të thotë që do të bëjë seks me ty!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME