Një studim i realizuar nga kompania ClearScore, ku morën pjesë 3,000 individë, ka zbuluar se britanikët shpenzojnë më shumë para në moshën 31-vjeçare.
Ky rezultat vjen pas analizës së shpenzimeve të jetës dhe faktorëve që ndikojnë në rritjen e kostove gjatë kësaj periudhe.
Studimi tregon se një individ mesatar në Britani shpenzon më shumë se 43,000£ për të mbuluar të gjitha shpenzimet e vitit të 31-të. Ky trend është i lidhur me rritjen e vazhdueshme të kostos së jetesës, përfshirë çmimet gjithnjë në rritje të qirave, inflacionin dhe shtrenjtimin e produkteve ushqimore.
Përgjigjet e të anketuarve treguan se shpenzimet më të mëdha ndodhin në këtë moshë, e cila shpesh përkon me disa momente kyçe në jetë, si martesa, blerja e shtëpisë dhe ardhja e fëmijëve. Katër faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë shpenzim janë:
– Pagesa e martesës: 27%
– Blerja e një shtëpie: 48%
– Krijimi i një familjeje: 20%
– Mundësi për muaj mjalti: 14%
Mënyra më e zakonshme për të mbuluar këto shpenzime janë kursimet, por gjithashtu ka individë që preferojnë të marrin kredi bankare për të përballuar këto detyrime financiare.
Për ata që ende nuk e kanë arritur këtë vit të jetës, studiuesit sugjerojnë të fillojnë kursimet sa më shpejt, për të përballuar sfidat financiare të ardhshme.