KULTURË

Histori/ Kur ka budallenjë më shumë se “plani”.

Në vitin 1960, në Spitalin Al-Abasije për Sëmundjet Mendore ndodhi një arratisje e pazakontë: 243 pacientë të çmendur dolën nga spitali për shkak të pakujdesisë së stafit.

Rrugët e qytetit u mbushën me rrëmujë dhe panik. Drejtori i spitalit, i shqetësuar, i telefonoi menjëherë Dr. Xhemalit që të gjente një zgjidhje sa më shpejt.

Mjeku, i njohur për idetë e tij të çuditshme, mori një bilbil dhe së bashku me disa punonjës të tjerë doli në rrugë duke imituar një tren , ai në krye si lokomotivë, të tjerët pas tij si vagonë.

Çdo herë që ai i binte bilbilit, “treni” ecte nëpër qytet dhe, ashtu siç e kishte parashikuar, të çmendurit që shihnin këtë skenë bashkoheshin menjëherë në lojë.

Në fund, Dr. Xhemali arriti t’i kthente “me tren” të gjithë në spital.
Por kur u bë numërimi, ndodhi surpriza ,në vend të 243 të arratisurve, rezultuan 612 persona.

Rrugës ishin bashkuar edhe qindra kalimtarë të zakonshëm, që nga kureshtja apo dëshira për argëtim, hipën edhe ata në “trenin” e doktorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button