EKONOMI

Stuhi breshëri në Barbullinjë, shkatërron qindra hektarë me pjeshkë

Kapriçot e motit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonën e Barbullinjës, në njësinë administrative Fiershegan. Reshjet intensive të breshërit, që kanë zgjatur për rreth 15 minuta, siç duken në pamjet e SYRI TV, kanë bërë kërdinë mbi parcelat e mbjella me pjeshkë, duke shkatërruar pothuajse të gjithë prodhimin e pritshëm.

Sipas fermerëve të zonës, breshëri i dendur dhe i pazakontë për këtë periudhë ka dëmtuar totalisht mbi 160 hektarë me pjeshkë.

Fermerët i kanë bërë thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë për të vlerësuar dëmet dhe për të ofruar mbështetje ekonomike, pasi shumë prej tyre e kanë të vështirë të përballojnë humbjet pa ndihmë shtetërore.

Moti i paqëndrueshëm ka qenë një problem i përsëritur në këtë zonë vitet e fundit, duke rritur shqetësimet për ndikimin e ndryshimeve klimatike në sektorin bujqësor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button