Pamja që dëshmuan të martën banorët e rajonit Girona, në Katalonjë, mund të karakterizohet si e frikshme. Një stuhi e fortë breshëri goditi qytetin, duke vrarë një foshnjë dhe duke plagosur 30 persona.
Në veçanti, një foshnjë vetëm 20 muajsh vdiq, kur një breshër gjigant 10 cm i ra në kokë.
Stuhia e breshërit, e cila shkaktoi lëndime të rënda dhe dëme materiale në qytetin La Bizbal në Enporda, ishte më e forta e regjistruar në Katalonjë në 20 vjet.
Foshnja u godit disa minuta pasi filloi breshëri. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Girona, ku pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor dhe infermieror, ai vdiq të mërkurën.