POLITIKË

Sulmi ndaj News24. OSBE: Ndërprerjet e mediave në Shqipëri janë shqetësuese

Përfaqësuesi i Lartë për Lirinë e Medias në OSBE ka reaguar lidhur me ndërprerjen e papritur të operacioneve të Grupit Mediatik Focus në Shqipëri, duke e cilësuar situatën shqetësuese.

Në një postim në rrjetin social “X”, ai thekson se mosmarrëveshjet për pronën dhe biznesin nuk duhet të çojnë në ndalimin e papritur të transmetimeve mediatike.

OSBE, si institucioni me reputacionin më të lartë në mbrojtjen e lirisë së medias në botë, apelon që të mos cenohet e drejta për informim.

Kujtojmë se, që nga ora 07:36 e së shtunës, transmetimi i kanalit informativ News 24 është ndërprerë, duke shfaqur vetëm shiritat vertikalë me ngjyra që tregojnë mungesën e sinjalit.

Grupi mediatik me rreth 250 punonjës, ku përfshihen redaksitë e News 24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, e ka cilësuar veprimin si një goditje ndaj lirisë së shprehjes. Sipas drejtuesve, autoritetet kanë kërkuar që godina t’i kalojë kompanisë shtetërore “KAYO”, e specializuar në prodhimin dhe tregtimin e armëve.

Reagimi:

Situata rreth ndërprerjes së papritur të operacioneve të Grupit Mediatik Focus në #Albania është shqetësuese. Mosmarrëveshjet për pronën dhe biznesin nuk duhet të çojnë në ndalimin e papritur të transmetimeve mediatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button