Superkompjuteri i “Opta” pas përfundimit të fazës së grupeve dhe asaj të 1/8-ve ka nxjerrë rezultatet e reja për fituesin potencial të Kampionatit Europian 2024. Deri më tani, fitues absolut sipas superkompjuterit ishin “3 Luanët” e Anglisë, por tani llogaritë kanë ndryshuar.
Vendin e Anglisë e ka zënë Spanja, që sipas “Optas” ka diku te 19.3% shanse për të fituar trofeun, ndërsa vendi i dytë i përket vendasve të Gjermanisë, të cilët kanë diku te 18.1% shanse për ta fituar.
Ishullorët anglez kanë rënë në vendin e tretë, ku llogariten me 17.1% shanse fitimi.