PSV Eindhoven triumfon në trofeun e parë të sezonit në Hollandë, duke rrëmbyer Superkupën me një 3-5 spektakolare përballë Ajax. Përmbysje e rikuperime, por në fund ishte PSV që ngriti lart trofeun i udhëhequr nga një tregolësh i ish-lojtarit të Spartak, Thiel.
Steven Bergwein (minuta e 16), Anthony (54) dhe Mohammed Kudus (79) shënuan për Heshtarët. Avantazhin e parë të skuadrës nga Amsterdami e përmbysën tre golat e Guus Thiel (32, 45 + 2, 69), përpara se Cody Gakpo (66) të kthente distancën e sigurisë e Javi Simons të mbyllte llogaritë në kohën shtesë (90+1).
Për tu shënuar është fakti se në minutën e 79 të ndeshjes, sapo Ajax kishte ngushtuar diferencën në 3-4 provizor, mbrojtësi nigerian i klubit nga Amsterdam Calvin Bassi u ndëshkua me një karton të kuq direkt duke e lënë skuadrën e tij në inferioritet numerik. PSV fiton kështu trofeun e 13 të Superkupës së Hollandës, duke përsëritur suksesin e edicionit të kaluar. Rrëzohen kampionët e Hollandës, pikërisht në stadiumin e tyre, duke lejuar Van Nisterlrooij të fitojë trofeun e parë si trajner.