Trajneri brazilian i Shqipërisë, Sylvinho preku tema të ndryshme gjatë fjalës së tij. Ku mes tyre është dhe një lajm i keq. Broja nuk do të jetë ndaj Çekisë.
“Kemi bërë dy seanca stërvitore. Më vjen keq, por Broja nuk ia del dot. Është stërvitur shumë pak. Ka një shqetësim fizik, doktori ynë ka qenë në kontakt edhe me doktorin e Chelsea.
Më vjen keq, por lojtari nuk luan dot nesër. Kemi lojtarë të tjerë, të cilët duhet t’i menaxhojmë mirë. Gjasula është rikthyer, nuk ka probleme”, deklaroi Sylvinho.