Në një editorial të shkruar për gazetën Times për të prezantuar ndeshjen mes Napolit dhe Liverpool, Rafa Benitez – ish-trajneri i të dyja skuadrave – shpenzoi fjalë të mëdha lavdërimi për Khvicha Kvaratskhelia. “Shumë ende nuk e njohin atë, por ai është ndoshta lojtari më i mirë në Itali për momentin – shpjegoi tekniku spanjoll –
Ai është rreziku numër 1 për Liverpool – shkruan Benitez për 21-vjeçarin gjeorgjian -. Ai luan si anësor që niset nga e majta, por di të përdorë të dyja këmbët, di të krijojë dhe di të finalizojë. Ai ka ritmin e tij dhe dëshiron të lërë gjurmë në çdo ndeshje që luan.
Ai ka shënuar tashmë 4 gola në 5 ndeshje, përfshirë atë vendimtare në ndeshjen e fundit kundër Lazios: është vetëm 21 vjeç, por është një talent i shkëlqyer dhe fakti që po bën mirë kaq shpejt në Itali, nënvizon mentalitetin e tij”.
Benitez komplimenton klubin e De Laurentiis për fushatën e transferimeve: “Napoli ka bërë gjithmonë një punë të mirë në rekrutimin e talenteve: kur isha atje morëm Gonzalo Higuaín, Jorginho, Kalidou Koulibaly, Dries Mertens, Raúl Albiol dhe José Callejón, të cilët e lejuan skuadrën të rritej. Po bën të njëjtën gjë tani me Kvaratskhelian”.