Thursday, December 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËTë hënën seanca finale, Parlamenti pritet të japë “OK” për Ahmetajn

Të hënën seanca finale, Parlamenti pritet të japë “OK” për Ahmetajn

Partia Socialiste dhe opozita i kanë hapur rrugë SPAK-ut për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt, duke rënë dakord për dhënien e autorizimit pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e ish-ministrit.

Ka qenë PD që përmes kreut të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, ka prezantuar dhe dorëzuar raportin, i cili i rekomandon Këshillit të Mandateve heqjen e imunitetit me qëllim “dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Arben Ahmetaj”.

“5 deputetët e Këshillit për Imunitetin, përfaqësues të opozitës, i rekomandojnë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë, për miratimin e dhënies së autorizimit, të kërkuar me kërkesën nr. 9431 Prot., datë 07.07.2023 të Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Arben Ahmetaj”, me qëllim për t’i hapur rrugë hetimit të plotë dhe të gjithanshëm në kuadër të procedimit penal nr. 277/1, të vitit 2022 për 3 veprat penale”- thuhet në raport.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Partia Socialiste, duke dhënë autorizim për kërkesën e SPAK. Të premten, sipas rregullores, dorëzohet fillimisht raporti dhe në orën 12:00 do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit për prezantimin tij. Ndërkohë, ditën e hënë, në 17:00 pritet të mbahet seanca plenare ku do të votohet raporti i Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të deputetit të Arben Ahmetajt.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME