Monday, September 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORETë kesh nënën smirxhie për suksesin tënd si vajzë!

Të kesh nënën smirxhie për suksesin tënd si vajzë!

Të humbësh në një ditë nënën dhe motren, kjo i ka ndodhur të famshes, Mariah Carey.

Por Carey nuk kishte marrëdhënie normale me të emën. Ajo ishte smirxhie për suksesin e së bijës. Për këtë ka shkruar në kujtimet e saj “The Meaning”, libër që në vitin 2020 ishte ndër me të shiturit.

Po kush ishte nëna e saj?

Nëna e saj Patricia ishte këngëtare opere nga New Yorku. Mariah ka trashëguar aftësitë e saj vokale mbresëlënëse nga ajo dhe shpesh e lëvdonte nënën për prezantimin e saj me muzikën. Megjithatë, marrëdhënia e tyre ishte e komplikuar. Prindërit e saj u divorcuan kur Mariah ishte tri vjeçe, dhe babai i saj ndërroi jetë në vitin 2002.

Në kujtimet e saj, Mariah ka shkruar se kishte rivalitete dhe xhelozi profesionale nga nëna e saj që vijnë me suksesin. Ajo shkroi një dedikim për nënën e saj: “Por kur personi xheloz është nëna jote dhe e kupton këtë në një moshë shumë të ndjeshme, është veçanërisht e dhimbshme”.

Xhelozia e së emës ishte e tejskajshme, aqsa e bënte të ndihej keq Mariah Carey. Ky mbetet një rast i rrallë që nëna bëhet keq kur e bija ka sukses!

E megjithatë Mariah Carey foli për dashurinë e thellë që ndjente për të dhe shkroi një dedikim: “Për Pat, nënën time e cila, pavarësisht gjithçkaje, besoj se bëri më të mirën që mundi. Do të të dua sa më shumë që mundem, përgjithmonë”.

Pas vdekjes së nënës dhe motrës, Carey tha për revistën People: “Zemra më është thyer sepse humba nënën time fundjavën e kaluar. Fatkeqësisht, për një varg rrethanash tragjike, motra ime humbi jetën në të njëjtën ditë. Vlerësoj mbështetjen, dashurinë dhe respektin për privatësinë në këtë kohë të vështirë”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME