Lezhë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Grykë të Zezë të Lezhës.
Si pasojë e të shtënave me armë kanë vdekur dy persona të cilët janë babë e bir me njëri-tjetrin.
Autor i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet të jetë shtetasi Besnik Pjetri.
Viktimat janë Pjeter Perjaku dhe Gent Perjaku.
Raportohet se ish-dhëndri ka vrarë vjehrrin dhe kunatin e tij pas divorcit.
Mësohet se autor i krimit është Besnik Pjetri i cili ka qëlluar për vdekje Pjetër Përjakun dhe djalin e tij Gent Përjaku.
Policia njofton se rreth orës 23:00 të së hënës, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje.
Sipas saj dyshohet se Besnik Pjetri ka vrarë me armë zjarri Pjetër Përjaku dhe Gent Përjaku ( babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.
“Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish-dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Besnik Pjetri.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.