Të shtëna me armë zjarri në Fier, policia identifikon autorin

Fier – Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur minuta më parë në verandën e një lokali ku nga rigosheta e një plumbi “shënjestra” është prekur lehtë në mollzë të faqes, autori largohet por identifikohet
Një plagosje e lehtë ka ndodhur pak minuta më parë në një lokal pranë një qendre tregtare në unazën “Skënderbeu” lagja “8 shkurti” ne Fier.
Ngjarja është shënuar në verandën e lokalit, ku ndodhej i ulur i plagosuri.
Sipas burimeve paraprake, një person iu afrua me armë tip kallashnikov dhe hapi zjarr. Ka qëlluar në dysheme për ta trëmbur, thanë burime nga vëndngjarja. Një plumb e ka prekur shkarazi në pjesën e mollës së faqes, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Qëllimi me armë ka ndodhur pas një debati me fjalë.
Autori është larguar menjëherë pas të shtënave, por është identifikuar nga policia. Ai është banor i lagjes Sheq i Madh dhe njihet me pseudonimin “Sinaçi”.
Nje polic me tha e ka kap shkarazi sa e ka percëlluar pak posht ne mollzë te faqes, ka qënë rigoshetë.
I plagosuri po merr ndihmëndhe kontrollin mjekësor ne spital dhe po pyetet nga grupi hetimor.
Forca të shumta policie dhe fnsh mbërritën në vendngjarje dhe reaguan në kohë, ndërsa ekspertët e kriminalistikës po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit Romeo Çako 33 vjeç, dhe shtetasit Mariglen Sina shtetasi R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.











