Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËTË THEM DIÇKA SERIOZE MBI SPEKTAKLIN BBV

TË THEM DIÇKA SERIOZE MBI SPEKTAKLIN BBV

Nga Edmond Bejtaj – Te them diçka serioze mbi spektaklin BBV.

Së pari, ngaqë shoh se ka ende ca të revoltuar që shfryjnë pse shqiptarët shohin emisione të tilla televizive kur do mund dhe do duhej ta harxhonin kohën në mënyra më të vlefshme, pra të lexonin ndonjë copë letërsie, të zbaviteshin në mënyra më të shëndetshme apo të studionin deri në orët e vona strategjitë dhe taktikat për të rrëzuar Ramën dhe diktaturën, i pyes ata, – E çfarë do mund të bënin tjetër në orën 21 njerëzit e zakonshëm që për shkak të xhepit të tyre, televizionin e kanë zbavitjen kryesore !?

E duke vazhduar, ngaqë shoh se shumëkush thotë se ata aty brenda nuk janë vipa, përkundër cilësimit që kanë tashmë, bëj pyetjen – E cili njeri, i rëndësishëm apo jo, që e ka një punë, një impenjim të përditshëm apo detyrim që ia zë kohën në mënyrë konstante, do pranonte te hynte aty duke braktisur ato gjërat që ia kërkon jeta atje jashtë për çdo ditë ?!, – dhe natyrisht që përgjigjia logjike është – Askush !, – e për pasojë i bie që duhet të biem dakord se problemi qëndron tek formati i spektaklit, e prandaj ata djemtë dhe vajzat e panjohur dhe pa ndonjë rëndësi të veçantë shoqërore atje brenda Shtëpisë, janë vipa automatikisht meqë ashtu duhen konsideruar për shkak të titullit të spektaklit, ;

  • Mirëpo këtu lind një problem me ata që në një farë mënyre janë profesionistë apo kanë një emër jashtë dhe prapëseprapë pranojnë të hyjnë atje brenda, pra me tipat si ai tenori, ai aktori apo ajo këngëtarja, të cilët sado të ulët ta kenë inteligjencën e kuptojnë që kanë diçka më tepër se të tjerët aty, dhe kështu e ndjejnë që duhet të diferencohen në një farë mënyre nga ata fëmijët aty, mirëpo edhe shumë të lartë nuk e kanë atë koeficientin, dhe kështu tenori sillet si një fëmijë i lumtur dhe duket krejt budalla (rrotë kari e quaj unë për kollajllëk), aktori sillet sikur ka luajtur sëbashku me Clint Eastwood nën urdhërat e Sergio Leones në Trilogjinë e Dollarit dhe këtu unë dhitem me seriozitetin fals në fytyrën e tij (kam një sentencë timen unë, ku them se nëse një aktor sillet si aktor në jetën e përditshme, ai nuk është aktor), kurse këngëtarja e këngës së leshit sillet si këngëtare e peshës së rëndë dhe nuk pranon as ta thërrasin në formën e shkurtër të emrit të saj sepse ofendohet (siç psh unë të ofendohesha kur dikush të më thërriste Mondi ndërkohë që kështu më thërrasin të gjithë dhe ndjehem mirë) dhe këtu nuk di si ta quaj karen.

E ja këto kisha, se unë akoma nuk e kam kuptuar thelbin e asaj që aty e quajnë lojë, pra lojë aty është të sillesh siç je apo të shtiresh siç nuk je, e sido që të jetë, Luizi është ose ai më i vërteti e ose ai më pi..sëma, kështu që ai duhet të fitojë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME