Fier – Rritja e temperaturave ka sjell raste të pickimit nga “vejusha e zezë” dhe gjarpërinjtë. Në një javë 10 raste në Fier
Vetem gjate javes se fundit ne spitalin Rajonal ne Fier jane paraqitur 10 raste, 4 prej te cileve jane pickuar nga merimanga se zeze dhe 6 nga gjarperi dhe neperka.
Mjeku toksikolog Lulezim Banushaj ne spitalin Rajonal Fier thotë se rastet ne fjale kane ardhur nga zonat e Cakranit, Mallakastres e Roskovecit ku fermeret ne kete periudhe jane te ekspozuar per shkak te puneve ne bujqesi.
Sipas bluzave te bardha te gjithe personat e pickuar nga merimanga dhe zvarraniket i kane shpetuar rrezikut nga vdekja.
Mjeku toksikolog Banushaj ka shpjeguar se ne kete periudhe helmi i zvarranikeve dhe insteketeve eshte shume i koncentruar dhe viktimat e tyre jane te rrezikuar.
Mungesa e dezinsektimit dhe temperaturat e larta kane sjelle shtim te insekteve dhe zvarranikeve, duke u kujtuar fermereve kujdesin e shtuar qe duhet te tregojne per te shmangur pickimet.