AKTUALITETTOP-NEWS

Tensione në Bulevard/Policia përdor ujë dhe gaz lotsjellës me shumicë ndaj qytetarëve

Tensionet u përshkallëzuan gjatë mbrëmjes në protestën e opozitës në Tiranë. Policia përdori ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Presioni i ujit rrëzoi në tokë disa protestues, ndërsa pati edhe përplasje fizike me efektivët.

Pas ngjarjeve pranë vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, ku u hodhën molotovë dhe policia ndërhyri me ujë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u largua drejt selisë së PD-së. Ndërkohë, protestues dhe disa deputetë të PD vijuan të qëndrojnë në bulevard.

Flamur Noka dhe Albana Vokshi patën përplasje verbale me kordonin e policisë, duke kërkuar të lejohen të kalojnë drejt Kryeministrisë. Situata mbetet e tensionuar, me prezencë të shtuar të forcave të rendit dhe ndërhyrje të vazhdueshme për shpërndarjen e protestuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button