Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTensionohet fushata/ PD: Zyrtarë të PS dhunuan aktivistët tanë në Fushë Arrëz

Tensionohet fushata/ PD: Zyrtarë të PS dhunuan aktivistët tanë në Fushë Arrëz

Partia Demokratike ka bërë një denoncim të rëndë, duke akuzuar zyrtarë të PS-së për dhunimin e një demokrati në Fushë Arrëz. PD pretendon se vetëm disa orë pasi zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo denoncoi me emra efektivë të Policisë së Shtetit që po u bënin presion qytetarëve në Pukë, një përplasje ka ndodhur në Fierzë. Sipas PD-së, në fshatin Mzi, Njësia Administrative Fierzë e Bashkisë Fushë Arrëz, Vasil Muslija me të birin dhe Zamir Sadikun kanë ushtruar dhunë me armë kundër katër aktivistëve të Partisë Demokratike.

Të tre, sipas PD-së, kanë ndaluar mjetin me të cilin po qarkullonin Besmir Nika, Bledar Nika, Ndue Deda dhe Ridvan Kuka, të gjithë demokratë, të cilët i kanë dhënuar dhe i kanë qëlluar me qyta pistoletash. Të plagosur kanë mbetur vëllezërit Besmir dhe Bledar Nika, të cilët janë shfaqur të gjakosur, e njëri më kokë të çarë në spital.

“Bandat e Gjon Gjonajt, nga Gomsiqja deri në Fierzë, në panik nga humbja e 14 majit, kanë angazhuar arsenalin e personave me precedente penalë, të gjithë me lidhje kriminale me Partinë Socialiste, dhe në këmbim të favoreve dhe lëshimeve u kërkojnë të frikësojnë mbështetësit e opozitës. Në emër të koalicionit BashkëFitojmë dhe të Partisë Demokratike, u urojmë shërim të shpejtë Besmirit dhe Bledarit dhe i sigurojmë ata dhe familjet e tyre, si dhe gjithë mbështetësit tanë në Pukë e kudo, se autorët e dhunës do të marrin përgjigjen e merituar.

Dënojmë ashpërsish si dorasët, drejtorin e HEC Fierzës, kriminelin elektoral Vasil Musliu dhe banden e tij ashtu dhe porositësit e krimit Gjon Gjonajn në Pukë dhe Edi Ramën në Tiranë, të cilët, sa me fjalë e sa me heshtje, e inkurajojnë këtë klimë tensioni politik e elektoral. I bëjmë thirrje Prokurorisë të nisë hetimet për të gjithë ata që shkelin ligjin dhe OSBE-ODHIR të regjistrojë cdo rast të dhunimit të zgjedhësve, veprimtarëve politikë dhe të procesit zgjedhor. Gjonajt, Muslisë dhe të gjithë banditëve të veshur me pushtet, apo atyre që pushteti i ka zhveshur nga cdo tipar malësori, sipas kodeve të të cilëve burri nuk gjuan pas shpine, u kujtojmë se dita e dhënies llogari nuk do të jetë e largët,” – shkruhet ndër të tjera në njoftimin e bërë nga selia blu.

Ndërsa policia thote se ka ndaluar 3 persona dhe se sherri ka pasur motive te dobeta. “Policia ka marrë njoftim se në aksin rrugor rural Miliska-Dardhë, në vendin e quajtur “Lumi i Mziut”, kishte ndodhur një konflikt mes disa shtetasve. Nga deklarimi i dhënë nga shtetasi B. N., (i dëmtuar), dyshohet se: Shtetasi V. M., së bashku me djalin e tij, shtetasin R. M., dhe shtetasin S. S., banues në fshatin Fierzë, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin B. N.

Shtetasi B. N., si pasojë e konfliktit është dëmtuar lehtë, dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, ka dhënë deklarim në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pukë, autorët e dyshuar, shtetasit V. M., R. M., dhe S. S., dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen veprime procedurale. Vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet ne njoftimin e policise. /LAPSI.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME