Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTentoi të vidhte në supermarket, arrestohet shqiptaria

Tentoi të vidhte në supermarket, arrestohet shqiptaria

Një 47-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia italiane.

Ajo fillimisht u zbulua duke vjedhur dhe më pas tentoi të arratisej duke sulmuar punonjësen e supermarketit dhe duke e rrëzuar në tokë.

Policia në stacionin Ponte San Giovanni e arrestoi 47-vjeçaren m e cila ishte e papunë, me akuzën e vjedhjes.

Gruaja kishte hyrë në supermarket me një karrocë që përmbante çanta të një marke të njohur veshjesh dhe kishte me vete një pllakë magnetike që përdoret për të hequr pajisjen kundër vjedhjeve në dyqane.

Ajo arriti të merrte 4 palë këpucë dhe xhupa të markave të njohura duke besuar se do të kapërcente barrierat në supermarket pa u bënë re.

Por sjellja e saj është vënë re nga një oficer sigurie dhe drejtuesja e supermarketit, të cilët e kanë ndjekur deri në dalje dhe këtu gruaja parë se nuk kishte zgjidhje në tentativë për tu arratisur ka sulmuar njërin prej të dyve, duke e rrëzuar përtokë.

Menjëherë në vend kanë ndërhyrë ushtarët e stacionit Ponte San Giovanni, të alarmuar nga vigjilenca, të cilët kanë bllokuar gruan. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 47-vjeçaren.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME