Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETU dënua nga GJKKO/ Gjyqtarja: Mafia është në pushtet

U dënua nga GJKKO/ Gjyqtarja: Mafia është në pushtet

Gjyqtarja Mimoza Margjeka u dënua me 3 vite shërbim prove. Në një komunikim për mediat, Margjeka ka reaguar ashpër, duke theksuar se është mafia në pushtet.

“Njerëzit me karakter do pakësohen. Do t’i keni gjithmonë e më pak. Jo se më humb shpresa mua, por i humb njerëzve. Edhe ju që jeni këtu. Përse qenka kaq problem rasti im. Aty nuk ka dosje. Moza Margjeka, as është marrë, as ka dhënë. Është mafia në fuqi. Të mos ta çojmë më shumë, unë jo se kam mbështetjen e dikujt. Është mafia në pushtet, mos doni të më varni me vdekje. Njerëzit ta shijojnë”, ka deklaruar gjyqtarja.

Bashkëshorti i saj Arben Cara dënohet me 4 vite burg. Avokati Skender Demiraj 3 vjet shërbim prove, Klaudio Zhilla 3 vjet burg. Nejton Bali është dënuar në 2 vite e 4 muaj shërbim prove.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME