Një 53 vjecar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë greke i akuzuar për veprat penale “tentativë përdhunimi” dhe “plagosje e thjeshtë”.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18.00 në banesën e të dyshuarit në rrugën “Kalirois” . Aty kishte shkuar për te pastruar një 53 vjecare greke, kur shtetasi shqiptar Përparim Haxhiraj, ka tentuar t’i shqyejë rrobat me qëllim përdhunimin dhe kur ha hasur në rezistëncën e saj, e ka dhunuar në pjesë të ndryshme të trupit dhe e ka nxjerrë jashtë banesës.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë vënë në pranga 53 vjecarin shqiptar, ndërkohë që kanë transportuar në spital shtetasen greke.